Lajme
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë
Bëhet fjalë për dy grupe që shprehen kundër një ligji të ri kantonal që detyron vaksinimin
Afërsisht 1,000 persona kanë demonstruar sot kundër vaksinimit të detyrueshëm në St. Gallen. Bëhet fjalë për dy grupe që shprehen kundër një ligji të ri kantonal që detyron vaksinimin.
Edhe para se demonstrata “Mass-Voll” (një protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm) të fillonte në stacionin hekurudhor pas mesditës, ajo u ndërpre, transmeton albinfo.ch. Kjo u raportua nga një zëdhënës i policisë së qytetit të St. Gallen për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Grupi “Ostschweiz Nazifrei” (Zvicra Lindore pa Nazistë) kishte bërë thirrje për një kundër-demonstratë të paautorizuar.
Sipas vlerësimeve fillestare nga policia e qytetit, morën pjesë rreth 600 persona. Disa prej tyre mbanin halberda (shqyta lufte, mesjetare). Për shkak të shqetësimeve për sigurinë, policia përfundimisht revokoi lejen për demonstratën “Mass-Voll”.
Demonstruesit më pas thyen një kordon policie dhe, duke mbajtur pankarta dhe duke bërtitur “Liberté”, filluan një marshim nëpër qytetin e vjetër. Pas kësaj kanë pasuar përleshje. Policia përdori gaz lotsjellës për të parandaluar përplasjet midis grupeve të ndryshme. Trafiku u ndërpre në disa zona.
Sipas zëdhënësit të policisë së qytetit, shumë njerëz u kontrolluan. Pjesëmarrësit në demonstratën e organiztës “Mas-Voll” u konsideruan se kishin kryer një vepër penale, püercjell albinfo.ch. Policia aktualisht po përcakton hapat e saj të mëtejshëm.
Një demonstratë e dytë, e autorizuar, vazhdoi më pas nëpër qytetin e vjetër të St. Gallenit. Kjo demonstratë, e organizuar nga një lëvizje qytetare e quajtur “Vendimi Im”, tërhoqi afërsisht 400 pjesëmarrës dhe u drejtua nga rreth 40 adhurues të kambanave të lopëve. Demonstruesit brohoritën “Paqe, Liri, Sovranitet!”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë persona të përfshirë në një përleshje në Bernë, dy të lënduar Sipas policisë, një grup sulmoi dy individë, duke i plagosur ata. Autoritetet tani po kërkojnë dëshmitarë... -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore









