Futboll
Kupa e Diasporës, triumfon Kosova Zürich
Në këtë aktivitet morën pjesë 13 klubet shqiptare më të ranguara në ligat zvicerane

Këtë fundjavë në Biel Bienne u zhvilluan garat e Kupës së Diasporës në organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
Në këtë aktivitet morën pjesë 13 klubet shqiptare më të ranguara në ligat zvicerane, e ku trofeut iu gëzua FC Kosova Zürich, përcjell albinfo.ch.
FC Kosova Zürich, bashkë me fituesin e Kupës së Diasporës në Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock dhe fituesen e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, do të luajnë për Superkupën Kosovë-Diasporë, një aktivitet që organizohet çdo vit në Prishtinë, nën patronatin e FFK-së.
“Përgëzoj drejtuesit e UKSHFZ në krye me Feti Demollin për vazhdimësinë e kësaj gare, e cila u jep mundësi shumë talenteve që të shfaqin vlerat e tyre.
Nëse ka diçka që na bashkon, është dashuria për futbollin dhe adhurimi ndaj atdheut tonë. E Kupa e Diasporës nuk është vetëm një garë futbolli, por një ngjarje që lidh brezat dhe komunitetin tonë në Diasporë, por njëherësh edhe bashkatdhetarët tanë me Kosovën”, shkruan Agim Ademi, President i FFK-së në Facebook.
E-Diaspora
-
Aksidentohet autobusi nga Kosova në Gjermani, 30 të lënduar Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër...
-
A e keni lexuar librin Mikesha gjeniale – Elena Ferrante
-
Për herë të parë në Zvicër vjen Cirku Kombëtar Shqiptar nga Tirana
-
Nga Maqedonia e Veriut në Zvicër: Histori migrimi
-
Tragjedi në Belgjikë: Pronari shqiptar i një kafeneje qëllohet për vdekje nga qiramarrësi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Vullnetarizmi ka efekt pozitiv në shëndetin mendor Njerëzit që bëjnë vullnetarizëm janë më të lumtur, më optimistë dhe më elastikë se personi mesatar,...
-
Më shumë se gjashtë milionë përdorin Twint në Zvicër
-
Këshilli Federal nuk dëshiron të ndëshkojë shoferët që lëvizin ngadalë nëse nuk shpejtojnë
-
Dalin detajet e një katastrofe të mundshme ajrore në Gjenevë
-
Ligji i ri i taksës së pronës përçan parlamentin