Futboll
Kuqezinjtë e rinj duan rezultate pozitive ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës
Maksuti dhe Fetai vlerësojnë Gjermaninë dhe Zvicrën: Luajmë për rezultate pozitive
Shqipëria U-21 do të zhvillojë të premten e 5 shtatorit sfidën e parë miqësore të programuar ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” në ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë nisur përgatitjet zyrtare prej të hënës në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në kuadër të takimit të parë miqësor, por edhe ndeshjes së dytë ndaj Zvicrës, që do të luhet më 8 shtator në Aarau kanë folur për fshf.org sulmuesi Erald Maksuti dhe mesfushori Feta Fetai, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Erald Maksuti, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me ekipin e Flamurtarit foli për fshf.org për dy sfidat e rëndësishme të Shpresave. Djaloshi shqiptar vlerësoi Gjermaninë dhe Zvicrën si dy kundërshtarë mjaft të fortë, por theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë rezultate pozitive.
Maksuti nënvizoi se objektivi i tij është të shënojë sa më shumë gola, ndërsa ka edhe një thirrje për tifozët shqiptarë.
Ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Zvicrës – E dimë që janë dy miqësore shumë të forta. Luajmë me nënkampionët e Evropës dhe me një ekip të fortë si Zvicra. Janë ndeshje shumë të vështira në letër dhe si kundërshtarë, por ne do futemi të japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të marrim rezultate pozitive. Objektivi im është që të bëj gola sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin që të ecim.
Atmosfera në prag të ndeshjeve – Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup njihemi, pasi kemi bërë disa ndeshje së bashku. Janë shtuar disa lojtarë që janë shumë të mirë. Do futemi në fushë për rezultate pozitive.
Thirrje për tifozët – I bëj thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër, të na mbështesin dhe ne do japim maksimumin për çdo tifoz që do vijë në stadium” – tha Erald Maksuti për fshf.org.
Mesfushori i talentuar, Feta Fetai, tha se dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës janë shumë të forta, por nga ana tjetër një test i mirë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Fetai foli gjithashtu edhe për gjendjen e skuadrës dhe ftoi tifozët në stadiumin “Elbasan Arena” për të mbështetur kuqezinjtë.
Dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës? – Kemi dy ndeshje shumë të mira dhe të forta për të treguar veten edhe për Evropianin U-21 2027. Janë teste shumë të mira për ne, për ekipin dhe për të gjithë lojtarët.
Gjendja e ekipit? – Kanë ardhur të gjithë. Kanë pasur ndeshje, po rikuperohemi dhe po përgatitemi për ndeshjen me Gjermaninë, pastaj për Zvicrën. Lojtarët janë të gjithë në formë. Janë përgatitur, kanë edhe minuta në këmbë. Shpresoj që të japim më të mirën në këto dy ndeshje.
Thirrje për tifozët? – Shpresoj që të ketë sa më shumë tifozë që të na përkrahin në “Elbasan Arena” dhe t’i gëzojmë me një fitore.
Gjendja e përfaqësueses shqiptare paraqitet mjaft e mirë, teksa ditën e sotme është programuar një tjetër seancë stërvitore nga stafi kuqezi. Skuadra do të mbyllë përgatitjet nesër dhe të premten do të luajë takimin e parë ndaj nënkampionëve të Evropës. Hyrja në stadium do të jetë falas.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










