Futboll
Kuqezinjtë U21 të gatshëm për miqësoren ndaj Zvicrës
Shqipëria do të luajë nesër kundër Zvicrës. Takimi do të zhvillohet në Aarau, në ora 18:30
Kombëtarja shqiptare U-21 mbërriti mesditën e sotme në Aarau të Zvicrës, për miqësoren e dytë të këtij muaji ndaj përfaqësueses helvete.
Drejt Zvicrës, nën drejtimin e Alban Bushit, ekipi ka udhëtuar i plotë.
Në një prononcim për fshf.org, trajneri i ekipit kuqezi komentoi ndeshjen ndaj Gjermanisë dhe tregoi se çfarë loje do të presim nga skuadra në ndeshjen e nesërme, transmeton albinfo.ch.
“Ndeshja me Gjermaninë ishte një test i vështirë dhe real për ekipin tonë. Mendoj se ishte ndeshje shumë e luftuar sidomos pjesa e parë, duke pasur parasysh që kundërshtari është një nga më të mirët në botë. Mendoj që diferenca u bë në pjesën e dytë, ku ekipi gjerman bëri 10 ndërrime. Aty pësuam dy gola nga gabime individuale, që nuk duhet t’i pësonim. Ne jemi një ekip modest, duke u zhvilluar dhe përmirësuar gjatë gjithë kohës. Kur luan me këtë lloj intensiteti kaq të lartë si ekipi gjerman, të vënë ata në vështirësi të gabosh. Jam shumë i sigurt që në të ardhmen ose në Euro 2027, po të ndeshemi sërish me këtë Gjermani, nuk do të kemi këtë lloj rezultati. Kam besim te ky grup që do të zhvillohet dhe do të rritet shumë.
Ndeshja kundër Zvicrës? – Është po i njëjti nivel kundërshtarësh. Është një ekip që ne e kemi mundur para një viti. Mendoj se ekipi është më i konsoliduar tani. Kemi luajtur para tre ditësh, nuk jemi në gjendjen më të mirë, por edhe këtë do ta bëjmë po aq mirë sa ndaj Gjermanisë, duke bërë edhe 4-5 ndërrime në formacionin bazë sepse kemi nevojë për rrotacion dhe rikuperim e forca të reja. Mendoj se do të jetë një test po aq real sa ai ndaj Gjermanisë. Mendoj se ne kemi krijuar një identitet si ekip, që mbrohemi në bllok të mesëm ose të ulët shumë fort dhe kundërsulmojmë shumë shpejt. Duhet të jemi më shumë ndëshkues me kundërshtarin në ato mundësi që na jepen”.
Shqipëria do të luajë nesër kundër Zvicrës. Takimi do të zhvillohet në Aarau, në ora 18:30.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












