Futboll
Kur do ta shohim Rashicën në fushë?
Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica, do të rikthehet në aksion pas dy javëve për ta rifilluar misionin e vështirë për ta shpëtuar klubin e vet nga rënia prej Bundesligës.
Edhe zyrtarisht sezoni 2019/20 në Bundesligë do të rifillojë më 16 maj dhe do të mbarojë më 27 qershor, konfirmoi sot Liga e Futbollit Gjerman, shkruan Gazeta Express.
Futbolli në Gjermani u pezullua në mes të muajit mars, si pasojë e shpërthimit të pandemisë koronavirus me të cilën janë infektuar mbi 150 mijë persona dhe kanë vdekur gati 6.300 persona deri tani. Por, meqë situata është përmirësuar shumë dhe numri i të infektuarve ka rënë dukshëm, qeveria gjermane dha dritën e gjelbër për rikthimin e futbollit në vend.
Sezoni, i ndërprerë pas javës së 25-të në mars, do të rifillojë aty ku mbeti, me ndeshjen mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes të shtunën më 16 maj.
Por kur do ta shohim yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën, në aksion?
Werder Bremen do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusen të hënën më 18 maj, me 23-vjeçarin nga Vushtrria që do të përpiqet ta vazhdojë formën e mirë që e gëzonte para pandemisë Covid-19.
Rashica, për të cilin është përfolur vazhdimisht gjatë këtij viti se do të largohet nga Werderi, kishte thënë gjatë karantinës se nuk e tundonin ofertat nga klubet e mëdha, sepse është i përqendruar t’i ndihmojë klubit të vet të mbijetojë në ligën elitare gjermane.
Klube si Liverpool, Chelsea dhe Borussia Dortmund, si dhe shumë të tjera në Evropë thuhet të kenë shfaqur interesim për 23-vjeçarin nga Vushtrria, i cili e ka një klauzolë lirimi në vlerë 38 milionë euro në kontratën e tij me Werderin.
Por shqetësimi primar i kosovarit është gjendja aktuale e klubit të tij.
Werderi renditet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me 18 pikë, tetë pikë larg vendit që ia siguron qëndrimin në elitë, të ciline mban Mainz.
Skuadra e Florian Kohfeldt e mori vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e fundit para pandemisë, duke u mposhtur katër herë radhazi para se të barazonte Hertha Berlin.
Misioni i Rashicës, i cili i ka shënuar 10 gola dhe i ka dhuruar pesë asiste në 24 ndeshje deri tani këtë sezon, do të jetë ta shpëtojë Werderin dhe pastaj ta mendojë të ardhmen.
I pyetur rreth interesimit të madh të klubeve evropiane për të, Rashica kishte thënë në fund të marsit për SID: “Nuk kam menduar shumë për këtë ende, sepse në gjendjen aktuale sportive mendime të tilla vetëm sa të shpërqendrojnë nga gjërat thelbësore. Në fund të fundit nuk i kryen punë askujt, as mua e aq më pak klubit tim. Unë jam duke e marrë shumë seriozisht gjendjen aktuale dhe dua të bëj gjithçka për ta nxjerr klubin nga ajo”.
Ai kishte shtuar: “Një ditë dua të garoj vazhdimisht kundër lojtarëve më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve çdo vit. Po punoj fort për këtë, dhe e di që mund t’ia dal”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












