Kosova
Kur do të bien çmimet e naftës?
Kryetari i Naftëtarëve tregon se kur pritet të bjerë çmimi i derivateve
Ngritja e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka ndikuar edhe në Kosovë.
Sipas Berjanit, Kosova ka çmimet shumë të larta të derivateve.
“Sa i përket çmimit të derivateve çmimi është shumë i lartë për qytetarët tanë, pasi që gjendja ekonomike është e vështirë. Por kjo rritje është duke ndodhur në tregjet ndërkombëtare”.
“Në bazë të çmimit në bursa dhe organizatës prodhuese OPEC edhe tek ne reflekton ngritja e çmimit të derivateve”, tha Berjani, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, Kosova ka çmimet me të larta të derivateve në 20 vitet e fundit, ndonëse ende siç pohon ai janë me të ulëta se sa vendet e rajonit.
“Po Kosova është më e lira me çmime në regjion. Sot çmimet në Shqipëri janë: – Dieseli 1.56 cent, – Benzina 158 cent”
“Pra, tek ne janë më lirë se sa në Shqipëri, Serbi, Bosnje, Mal të Zi, ndërkaq Maqedonia Veriore e ka dieselin më të lirë për 8 cent, por benzinën e ka në çmimin si ne”, u shpreh ai për gazetën Blic.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025













