Maqedonia
Kur do të hapen çerdhet në Maqedoninë Veriore
“Me të vërtetë është e vështirë për mua të them tani, por unë mendoj se çerdhet e fëmijëve mund të fillojnë që në shtator”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Nuk përjashtohet mundësia që çerdhet të fillojnë me punë në muajin shtator në Maqedoninë Veriore.
Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe duke shtuar se protokollet se si të organizohet puna e çerdheve tashmë janë diskutuar disa here, ndërsa janë marrë në konsideratë edhe modelet nga vendet e tjera.
Filipçe, tha se në mbledhjen e fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive është diskutuar edhe fakti se si të veprohet në rast se ndonjë prej fëmijëve shfaq rritje të temperaturës së trupit.
“Kemi diskutuar dhe i kemi sqaruar të gjitha dilemat në lidhje me të gjitha aspektet për fillimin e punës së çerdheve, kështu që duhet që në seancë në Qeveri të merret vendim i përshtatshëm, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për datën e saktë të nisjes me punë të çerdheve. Me të vërtetë është e vështirë për mua të them tani, por unë mendoj se çerdhet e fëmijëve mund të fillojnë që në shtator”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, raporton Alsat, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, për fillimin e vitit të ri shkollor, Filipçe tha se modeli i kombinuar është zgjidhja më e mirë.
Sipas tij ky koncept do të shmangte skenarin e padëshiruar të fëmijëve të sëmurë me Covid19.
“Ne jemi të vetëdijshëm se mësimi në internet është vetëm një mundësi tani, por, duke pasur parasysh që shëndeti i fëmijëve ka përparësi, ne e bëjmë gradualisht hyrjen e nxënësve në klasë. Në këtë rast, për shkak të hapësirës tani të lirë në shkolla, ku do të mësojnë vetëm fëmijët nga klasa e parë deri në të tretë, me pëlqimin e prindërve, më tej, sipas situatës epidemiologjike do të përfshihen edhe ato të klasës së gashtë dhe vitit të parë shkollë të mesme”, pohoi Filipçe.
Pavarësisht paralajmërimeve pozitive nga ministri i Shëndetësisë Filipçe, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka paralajmëruar protestë për të hënën.
Nxënësit kërkojnë që mësimi në shkolla të mesme të realizohet me prani fizike dhe formë të kombinuar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














