Kosova
Kur do të mbërrijnë në Kosovë skanerët që do të vendosen në kufirin me Serbinë?
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen me Gjermaninë sa i përket ardhjes së skanerave në Kosovë. Nga ambasada e Gjermanisë thanë se janë në proces të prokurimit, pa specifikuar nëse kjo nënkupton procedura në shtetin e tyre apo në Kosovë.
Në pikën kufitare në Merdare, lejohen që të futen mallrat serbe në Kosovë.
Njëjtë nuk ndodh edhe në pikat tjera kufitare me Serbinë, e kjo pritët të bëhet vetëm pasi që të arrijnë skanerët donacion nga Gjermania, të cilët u mundësuan si pjesë e marrëveshjes për përfaqësimin në CEFTA.
TV Dukagjini pyeti ambasadën gjermane në Kosovë, se kur pritët të arrijnë këto pajisje në Kosovë e ata thanë se janë në fazë të prokurimit.
“Sa i përket skanerëve, ne jemi në kontakt me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kërkohet vlerësim i përshtatshëm, si dhe përmbushje e kërkesave të prokurimit të cilat, sigurisht, duhet të bëhen konform rregullave dhe procedurave të prokurimit publik”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.
Gjatë javës nuk ishte i qasshëm, as këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj.
E deputeti Armend Muja që u përgjigj për televizionin megjithatë nuk kishte detaje të mjaftueshme për marrëveshjen.
“Nuk jam i sigurt definitivisht, por e di që partnerët ndërkombëtar janë duke e ndihmuar Kosovën në këtë aspekt pra për ta trajtu këtë dilemë, legjitime që e ka pasur qeveria në emër të popullit të saj”, ka thënë Muja.
Ndërkaq, njohësit e procedurave të prokurimit thonë se Kosova po pranon donacion dhe nuk ka nevojë të ketë procedura të prokurimit, ato kryhen vetëm në Gjermani.
“Kjo është në lidhje me procedurat e prokurimit që qeveria e Gjermanisë duhen me i zhvillu për të blerë skanerët që më pas si destinacion kanë donacionin në Republikën e Kosovës, Kosova nuk ka procedura të prokurimit veç nëse Gjermania thotë që Kosova të siguroj transportin”, ka thënë Diana Metushi-Krasniqi nga KDI.
Detaje të tilla nuk kanë dhënë institucionet e Kosovës e as ato gjermane, andaj nuk ka edhe një periudhë të saktë se kur pritet që këta skanerë të arrijnë në Kosovë.
Lidhur me këta skaner, gjatë javës së fundit takim ka pasur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













