Opinione
Kur donacionet dhe grantet zëvendësojnë buxhetin komunal
Ku shkon buxheti i komunës?
Është interesant fakti që të çon drejt një mëdyshjeje se për çfarë dhe si shfrytëzohet buxheti komunal, kur kemi parasysh se pothuajse të gjitha projektet e hapura apo të nënshkruara për t’u realizuar, vazhdimisht proklamohen si të financuara nga qeveria, grantet qeveritare, Bashkimi Evropian, fondet amerikane, shoqata bamirëse nga Katari, Kuvajti, organizata që ndihmojnë skamnorët, shoqata nga Turqia, Zvicra, Austria, Norvegjia, Amerika e shumë të tjera.
Një çerdhe e financoi një shoqatë, një shkollë e ndihmon qeveria në ndërtim, një shtëpi pleqsh po e ndërton një organizatë bamirëse, një memorandum për punonjësit shëndetësorë financohet nga një organizatë tjetër, ujërat e zeza i mbulon një shtet i huaj, kolektorët i realizojnë donacionet e radhës… dhe kështu me radhë.
Këtu lind pyetja e natyrshme: çfarë bëhet me buxhetin e komunës? Si është e mundur që pothuajse të gjitha projektet të jenë pjesë e subvencioneve, donacioneve apo investimeve të jashtme, e asnjë të mos proklamohet si komunale?
Projekte që kurrë nuk finalizohen
Nis një projekt, jemi drejt finalizimit. Nis një tjetër jemi drejt finalizimit. Nuk ka mjete, nuk ka kaluar buxheti, kjo ishte pengesë. Kjo është pengesa më e madhe, nuk është kompetencë e komunës, është në dikasterin e qeverisë, dhe në fund të ditës pse kjo duhet të jetë problem i qytetarëve?
Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre, ata kanë zgjedhur kënd ti përfaqësojë dhe si ti përfaqësojë!?
Katër vite nuk janë pak. Së paku 30% e premtimeve duhej të ishin realizuar, jo që të mos përfundojë as edhe një projekt tërësisht komunal.
Do të ishte më e drejtë dhe më e dobishme që fillimisht të investohet me burime vetanake, e vetëm pastaj të vlerësohen si shtesë investimet e jashtme, donacionet dhe subvencionet. Nuk mund të quhet përparim fakti që në vazhdimësi, deri në vetëkënaqësi, paraqiten si arritje investimet e të tjerëve.
Përkundrazi, kjo formë tregon paaftësi qeverisëse dhe mungesë profesionalizmi në të gjitha sferat.
Në këtë mënyrë, komuna është shndërrohet në një lloj “vakëfi”, dhe një qytet ku zhvillohet mbi “lëmoshat” e të tjerëve. Ku dashamirët e jashtëm kontribuojnë me zemërgjerësi, ndërsa vetë ajo duket se nuk ka rol real në zhvillimin e saj.
Komuna është institucion i qytetarëve, që duhet të përdorë burimet e veta për të ndërtuar shkolla, rrugë, shërbime dhe të ardhme.
Çdo gjë tjetër është mashtrim politik dhe abuzim me besimin e qytetarëve, dhe si e tillë nëse nuk arrihen të realizohen objektivat e qeverisjes komunale, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm në ndryshim.
Kjo tashmë po dëshmohet me rastin e komunës së Gjilanit se, mungesa e profesionistëve dhe studimi i fizibilitetit, si për projektet e mëdha ashtu edhe për ato të vogla, ka hendikepuar rëndë komunën. Si pasojë, ajo konsiderohet ndër komunat më të pazhvilluara në katër vitet e fundit dhe me performancën qeverisëse më të ulët krahasuar me komunat e tjera.
Përtej kësaj, qytetarët tani më e kanë të qartë se ndryshimi në komunën e Gjilanit duhet të vjen, dhe kjo nuk do shumë hamendje!
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg Zjarri në Strasbourg rrezikon jetën e dy vajzave shqiptare nga Kosova, familjarët arrijnë t’i shpëtojnë... -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











