Futboll
Kur i mëson Shqipëria kundërshtarët në Euro 2024
Shqipëria është kualifikuar për në Europianin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
UEFA Euro 2024 do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët që do të ketë në Europian të shtunën e 2 dhjetorit. Në Hamburg do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet e Euro 2024.
Gjermania si vend pritës do të jetë në Grupin A dhe do të marrë pozicionin A1. Ajo do të luajë ndeshjen hapëse në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena” të premten e 14 qershorit.
Se çfarë do t’i rezervojë fati Shqipërisë, këtë mund ta zbulojmë vetëm pas 2 javësh.
Shqipëria barazoi në Moldavi 1-1 duke marrë në këtë mënyrë pikën e artë që i jep sigurinë matematikore për të kaluar në Europian.
Kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Ishujve Faroe në Tiranë, më 20 nëntor.
Djemtë e Sylvinho-s do të tentojnë të vulosin vendin e parë në Grupin E për ta bërë festën e kualifikimit edhe më të bukur.
Ashtu si gjithë këtë sezon emocionues, Kombëtaren do ta ndiqni sërish në Tv Klan në Kampionatin Europian vitin e ardhshëm si ekranin që do të transmetojë të gjithë këtë turne nga 14 qershori deri më 14 korrik.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme










