Lajme
Kur janë pushimet shkollore dimërore në çdo kanton zviceran?
Shkurti është një muaj tradicional i ‘skive familjare’ në Zvicër, kur fëmijët marrin një javë (ose ndonjëherë pak më pak ose më shumë) pushim nga shkolla dhe familjet shkojnë në vendpushimet malore për të shijuar sportet dimërore, shkruan thelocal. Por ka edhe përjashtime nga ky rregull.
Ndonëse ato zakonisht quhen “festa të shkurtit”, sepse kjo është kur shumica e kantoneve u japin pushim nxënësve të tyre, ato nuk fillojnë dhe mbarojnë domosdoshmërisht në shkurt, por kalojn në mars, transmeton albinfo.ch.
Në të tjerat, ato fillojnë në fund të janarit ose në mars, ndërsa një pjesë e vogël e kantoneve e anashkalojnë fare pushimin e skive.
Pushimi i skive fillon dhe përfundon në shkurt në këto kantone:
Neuchâtel – 24 deri më 28 shkurt
Solothurn – 3 deri në 14 shkurt
Vaud – 15 deri më 23 shkurt
Zug – 1 deri në 16 shkurt
Më pas janë kantonet ku pushimet fillojnë në shkurt por përfundojnë në mars:
Appenzell Innerrhoden – 28 shkurt deri më 9 mars
Lucern – 22 shkurt deri më 9 mars
Nidwalden – 22 shkurt deri më 9 mars
Obwalden – 27 shkurt deri më 9 mars
Schwyz – 24 shkurt deri më 7 mars
Pastaj ka kantone ku pushimi i skive këtë vit ndodh në mars:
Basel-City – 1 deri më 15 mars
Basel-Stadt – 1 deri më 17 mars
Friburg – 3 deri në 7 mars
Ticino – 1 deri më 9 mars
Valais – 3 deri më 7 mars (megjithëse në pjesë të kantonit, pushimi i skive është nga 24 shkurt deri më 7 mars)
Pushimet e hershme të skive:
Appenzell Innerrhoden – 25 janar deri më 2 shkurt
Glarus – 25 janar deri më 2 shkurt
Schaffhausen – 25 janar deri më 9 shkurt
Thurgau – 27 janar deri më 2 shkurt
Më në fund, pesë kantone përjashtojnë fare pushimet dimërore. Ata janë Aargau, Appenzell Ausserhoden, Berna, St.Gallen dhe Cyrihu.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












