Kosova: vota e diasporës
Kur prisnin fletëvotimet, mërgimtarëve u vijnë formularët për t`u regjistruar!
Duke qenë se afati per regjistrim ka 4 ditë që ka kaluar, shumë pjesëtarë të diasporës kanë qenë të „befasuar“ me "fleksibilitetin" dhe "efikasitetin" e KQZ-së
Shumë kosovarëve që jetojnë në Zvicër, në kutite e tyre postare sot u ka arritur një zarf nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ), ku shihet edhe data e stampimit të këtij zarfi që është 17.05.2017.
Bëhet fjalë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 11 qershor. Përmbajtja e zarfit ishte udhëzuesi për regjistrimin e votuesve jashtë vendit dhe formulari për regjistrim.
Data e dërgimit të këtij zarfi, pra 17 Maji ishte dita e parë e afatit për regjistrim të votuesve jashtë vendit, afat ky që mbyllej në orën 23:59 të datës 22 maj. Pra diaspora kosovare kishte vetëm 7 ditë për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë vendit.
Duke qenë se afati per regjistrim ka 4 ditë që ka kaluar, shumë pjesëtarë të diasporës kanë qenë të befasuar me “fleksibilitetin” dhe “efikasitetin” e KQZ-së.
Bankieri Alban Nevzati me banim në Zürich shprehet tejet i indinjuar në reagimin që ka bërë në rrjetet sociale. Ky është reagimi i tij në Facebook: “4 ditë pas skadimit të afatit për aplikim, mbërrijnë plikot me formularët për aplikim nga KQZ! KQZ leje inteligjencën, po edhe dinjitetin ta shajnë me nanë kështu!”
Njësoj ka kaluar edhe aktivisti sindikal i UNIA-s, Hilmi Gashi nga Berna. Një veprim i tillë i ka hapur atij dilema të thella filozofike. Ky është reagimi i tij në facebook: “ Sot, 26.5.2017 erdhi zarfi prej KQZ. Duke shpresuar se e kanë dërguar materialin votues, e hapa. Në zarf ishte fleta për regjistrim për zgjedhje. Një udhëzues. Një fletë regjistrimi. Një zarf kthyes. Afati per aplikim është 22.5.2017. Para 4 ditëve! Më kane shti prapë në mendime të llojit “gjetja e katrorit të rrethit!”
Si mjet tjeter për regjistrimin e votuesve ka qenë edhe mënyra elektronike, pra përmes emailit. Por një sistem i tillë u ka pamundësuar shumë mërgimtarëve që të regjistrohen, për shkak se një kohë të gjatë emaili zyrtar për pranimin e aplikacioneve ka qenë jashtë funksionit. Megjithatë, siç bëhet e ditur deri më tani, 13.000 mijë aplikacione kanë arritur të çajnë „rrethimin“ e këtyre pengesave.
Tashmë brenga tjetër e mërgimtarëve të regjistruar për votim është se kur do të vijnë fletëvotimet për zgjedhjet e 11 Qershorit. Duke shpresuar kështu që të mos vijnë me 15 qershor, bazuar në atë që përjetuan sot.
Por edhe nëse kjo ndodh, Hilmiu e shumë të tjerë, tashmë kanë edhe opsionin e fundit, që në rast të vonimit të fletëvotimit, të udhëtojnë në Kosovë, jo vetem për të kryer obligimin qytetar por edhe për të realizuar të drejtën qytetare, e cila u garantohet me kushtetutë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën














