Kosova: vota e diasporës
Kështu mund të aplikoni për zgjedhjet lokale 2017
Aplikimin që u mundëson të drejtën që të marrin pjesë në zgjedhje, "qytetarët jorezidentë" të Kosovës, pra mërgimtarët, mund ta bëjnë vetëm deri më 23 gusht!
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 22 tetor të këtij viti. Edhe pse duket se ka mjaft kohë deri atëherë, kur dihen specifikat e votimit nga diaspora, mund të thuhet se zgjedhjet janë në prag. Kjo, për faktin se aplikimin që u mundëson të drejtën që të marrin pjesë në zgjedhje, “qytetarët jorezidentë” të Kosovës, pra mërgimtarët, mund ta bëjnë vetëm deri më 23 gusht.
Ky aplikim ka filluar nga 17 korriku dhe albinfo.ch ka njoftuar lexuesit e saj me kohë.
Siç dihet tashmë, prejse kanë filluar të mbahen zgjedhjet në Kosovën e pasluftës, diaspora, përkundër vullnetit të saj të shprehur zëshëm, ka qenë pothuaj e përjashtuar nga mundësia për të ushtruar të drejtën e saj elektorale. Në zgjedhjet e parakohshme nacionale, të mbajtura më 11 qershor është shënuar një hap pozitiv në këtë drejtim por ende i pamjaftueshëm.
Në mënyrë që sa më shumë bashkatdhetarë të mund të përfitojnë nga afati që ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pika për Zvicër e Lëvizjes Vetëvendosje ka përpiluar një skemë grafike që ua lehtëson këtë veprim.
Ju mund t`i shikoni dhe shkarkoni skemat që po i prezantojmë në vijim.
Ndërsa udhëzimet dhe formularin mund t`i merrni në linkun e KQZ-së : http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tërmetet e shpeshta, shqetësojnë autoritetet në Jura Kantoni Jura ka përjetuar tre tërmetet më të mëdha në historinë e tij gjatë 18 muajve...
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër
-
Berna dëshiron të testojë shitjen e kontrolluar të kokainës