Bota
Kurdët mund të vendosin për zgjedhjet në Stamboll
Në media spekulohet për mundësinë që në prag të zgjedhjeve Erdogani të fillojë një proces të ri paqësor me kurdët, me qëllim që kurdët të mbështesin në zgjedhje kandidatin e partisë së tij
Para gjashtë javësh zgjedhësit kurdë kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e Turqisë. Kandidati socialdemokrat, Ekrem Imamoglu nga Partia Popullore Republikane (CHP)i fitoi zgjedhjet lokale në Stamboll e këtë fitore në masë e mundësuan votat e kurdëve nga Partia Demokratike Popullore HDP. Kjo parti ka tërhequr qëllimisht kandidatët e saj nga disa zgjedhje lokale, me qëllim që të fitojnë kandidatët e CHP, raporton “DW”.
Plani ka pasur sukses, sepse kandidatët e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), të presidentit Erdogan kanë dështuar në zgjedhjet në Stamboll, Ankara, Adanjë, Antalia. Kandidatët e partisë CHP kanë fituar zgjedhjet në këto vende, përcjell albinfo.ch.
Shqetësimi për shkak të votave të kurdëve
Por fitorja në Stamboll është kontestuar. Komisioni Zgjedhor ka vendosur të anulojë zgjedhjet e kaluara dhe të shpallë zgjedhje të reja, të cilat në Stamboll duhet të mbahen më 23 qershor. Kundërshtarët e Erdoganit kanë frikë se ai dhe partia AKP mund të fitojnë, sepse mund të ndodhë që kurdët të mos e mbështesin fuqimisht CHP. Ata kanë frikë edhe nga veprimi i partisë së Erdoganit.
Pak pas shpalljes së zgjedhjeve partia e Erdoganit ka bërë një gjest jo të zakonshëm. Ka vendosur për herë të parë prej vitit 2011 që lideri i Partisë Punëtore Kurde (PKK) Abdulah Ocalan të ketë të drejtë të kontaktojë me të tjerët jashtë burgut.
Leja e qeverisë ishte e papritur. Dy avokatë e kanë vizituar liderin kurd, i cili thotë se në vend të dhunës duhet të punojmë për gjetjen e zgjidhjeve politike. Shefi i partisë së ndaluar PKK është në burg prej 20 vjetësh, kryesisht i vetmuar në qeli.
Në media spekulohet për mundësinë që në prag të zgjedhjeve Erdogani të fillojë një proces të ri paqësor me kurdët, me qëllim që kurdët të mbështesin në zgjedhje kandidatin e partisë së tij. Një strategji të ngjashme Erdogani ka përdorur edhe në vitin 2012 apo 2015. Erdogani dhe qeveria kanë nisur përpjekjet për dialog, por ato janë ndërprerë pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2015. Ekspertët thonë se bisedimet janë ndërprerë për shkak se nacionalistët e AKP kanë nisur t’ia kthejnë shpinën politikës së Erdoganit. Deri tani nuk ka shenja të qarta për një proces të ri dialogu me kurdët. Erdogani thotë se “nuk është planifikuar ndonjë proces i ri paqësor.” Krerët e HDP thonë se ata sërish do të mbështesin kandidatin e CHP. Por mbetet të shihet nëse mbështetja do të jetë si në zgjedhjet e kaluara.
Mbështetja
Po zgjedhësit kurdë? Vendimi i tyre do të dihet në fakt vetëm pas zgjedhjeve, kur të shihet se kush ka fituar. Një nga krerët e kurdëve thotë se ata sërish do të votojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, drejtësi dhe për demokraci, që sipas tij është vota për CHP. E gjithë bota në fakt është e shqetësuar me anulimin e votimit në Stamboll. Mos respektimi i rezultatit të zgjedhjeve është mos respektim i vullnetit të popullit dhe plaçkitje e fitores, mendon Sakik. Edhe Fatma Kurtulan kritikon vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve.
Prej vitit 2016, Erdogani ka ndryshuar krerët e 97 komunave me shumicë kurde, të zgjedhur me mjete demokratike. Qeveria turke ka akuzuar anëtarë të HDP për bashkëpunim me organizatën terroriste të AKP. Rreth 40 persona janë në burg. HDP tani mund të marrë pushtetin nga AKP në rreth 50 komuna. Por shumë pak kurdë besojnë se kurdët mund të kenë shtetin e tyre atje.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë














