Kuriozitete

Kuriozitetet e Oktoberfest-it

Oktoberfest, maratona më e madhe alkoolike në planet si dhe ngjarja kryesore që ndodh gjatë vitit në Bavari, është ndër festat më të njohura në botë

Askush si Oktoberfest nuk arrin të bëjë bashkë kaq shumë faqe të kuqe, gjallëri, sjellje të pafalshme dhe një konsum të jashtëzakonshëm birre me kaq shumë traditë, histori, muzikë folkloristike nga grupet vendase.

Por, për t’i shijuar sa më shumë momentet në Oktoberfest, është e nevojshme që të informoheni dhe të organizoheni, pasi mos harroni, jeni në Gjermani, transmeton Monitor.

Gëzimi kolektiv

Rreth mesit të korrikut, personeli i fabrikave të birrës fillon të montojë tendat që zënë thuajse të gjithë Theresienwiese, një hapësirë në periferinë perëndimore të Mynihut e njohur si Wies’n. Çdo vit, Wies’n mirëpret miliona vizitorë që vijnë për t’u argëtuar në “qytetin e birrës” gjermane, përcjell albinfo.ch.

Gjatë 16 ditëve festë, turistët në përgjithësi kalojnë disa ditë në Oktoberfest dhe më pas e lënë Mass (një gotë kriko 1 litër) për të vizituar qytetin apo atraksione të tjera. Por, nëse nuk arrini të shkoni në Mynih për Oktoberfest, mos u mërzisni. Gjatë verës e vjeshtës, në të gjithë Gjermaninë e jugut zhvillohen festa të panumërta, shpesh me një atmosferë më pak komerciale e më shumë tradicionale (dhe birra kushton më pak). Ne ju këshillojmë festën në Erding dhe Straubing.

Oktoberfest, informacione të dobishme

Ku?

Në Theresienwiese, në perëndim të qendrës së Munihut

Kur

Oktoberfest zhvillohet gjatë 16 ditëve deri të dielën e parë të tetorit (ndonjëherë edhe të dytën). Këtë vit do të fillojë më 21 shtator deri më 6 tetor. Në vitin 2020, nga data 19 shtator deri më 4 tetor dhe në vitin 2021, nga data 18 shtator deri më 3 tetor.

Orari

Birra shërbehet nga ora 10:00 deri më 22:30 nga e hëna në të premte dhe nga ora 9:00 deri më 22:30 në fundjavë.

Kostot

Hyrja: Falas

Çmimi i një Mass birre (1 litër): rreth 11 euro

Shifra

Vizitorë: 6 deri në 7 milionë

Sasia e birrës që konsumohet: 6 deri në 7 milionë litra

Numri i tendave: 35

Pak histori

Festivali më i madh i birrës në botë lindi nga një garë e thjeshtë me kuaj. Më 12 tetor 1810, princi trashëgimtar i Bavarisë, Ludwig, mbreti i ardhshëm Ludwig i u martua me princeshën Theresa të Saxony-Hildburghausen. Pas ceremonisë, i gjithë qyteti në festë – kërcime në rrugët e ndriçuara, hyrje e lirë në shfaqjet e operës, spektakle muzikore dhe teatrore dhe në fund, një garë më kuaj e Gardës Kombëtare në portat e qytetit. Festimet për dasmën, që zgjatën 6 ditë, patën një sukses kaq të madh saqë u vendos që përvjetori të festohej çdo vit. Ato u zgjatën edhe më shumë dhe u vendos që të nisnin në shtator, në mënyrë që vizitorët të kishin një mot më të mirë. Gara me kuaj, e cila me kalimin e viteve u zbeh, u braktis në vitin 1960, por sot në Oktoberfest bën ende pjesë një panair për agrikulturën.

Parada e birrës (Festzug) nis nga ora 10:45 mëngjesin e parë, nga lumi Isar në Theresienwiese duke kaluar mes për mes qytetit. Parada përfshin shumë karroca të zbukuruara për këtë rast, të cilat tërhiqen nga kuaj që përdoreshin për transportimin e fuçive nga fabrika në lokale, ndjekur nga një numër i madh njerëzisht. Kur mbërrihet në Wies’n, e gjithë vëmendja përqendrohet tek çadra Schottenhamel dhe tek kryebashkiaku i Mynihut, i cili në mesditë hap fuçinë e parë me borrë. Ndërkohë që birra derdhet në gotë dhe turma e njerëzve duartroket, kryetari i Bashkisë thotë: ‘Ozapft ist’s!’

Birra

Le të flasim tani për arsyen e vërtetë se pse njerëzit shkojnë në Oktoberfest, birra. E gjithë birra që shërbehet në festë duhet të prodhohet brenda kufijve të qytetit të Mynihut, gjë që e kufizon numrin e prodhuesve të përfshirë: Hofbräu-München (e së mirënjohurës Hofbräuhaus), Paulaner (e cila eksportohet në të gjithë botën), Löwenbräu, Augustiner, dhe më pak të njohurat Hacker-Pschorr dhe Spaten.

Mass i famshëm prej 1 litër që kamerierja me Dirndl ju sjell në tavolinë përmban birrë disi të fortë, pasi prodhuesit , me rastin e festës, përgatisin një birrë special e (e quajtur Oktoberfestbier). Përqindja e alkoolit nis nga 5,8%

Dirndl dhe Lederhosen

Pjesë e kënaqësisë në Wies’n është të hysh në rol: Dirndl (fustan tradicionale për femrat) dhe Lederhosen, kapele me shajak për meshkujt.

Dirndl autentik kushton shumë, por shumë dyqane në Mynih shesin Trachten (veshje folkloristike), disa hapen vetëm për Oktoberfest.

Këshilla për Oktoberfest

-Në tenda nuk bëhen transaksione me para – për të paguar birrën duhet të blini xhitona metalikë para se të hyni (Biermarken). Nëse ju mbetet ndonjë i tillë, mund t’i shpenzoni ato në disa birrari në Mynih.

-Për shkak të aksidenteve të panumërta në vitet e kaluara, në Oktoberfest nuk lejohet hyrja me shishe qelqi

-Ushqimi është po aq i shtrenjtë sa birra, kështu që ju këshillojmë të merrni diçka me vete, të cilën mund ta konsumoni në zonat jashtë, por jo në tenda.

-Mos mendoni për asnjë çast se mund të ndizni një cigare në tendë. Në bazë të disa ligjeve kundër duhanit, do të nxirreshit menjëherë jashtë dhe do të gjobiteshit

-Mos e kaloni masën – birra që shërbejnë në Oktoberfest ka një përqindje të lartë alkooli, me shumë gjasa, më shumë se sa ajo e birrës që jeni mësuar të pini zakonisht

-Në pjesën më të madhe të tendave, birra e fundit shërbehet në orën 22:30

-Në Wies’n ka një zyrë postare, një dhomë për bagazhet dhe shërbim për babysitting

-Në disa tenda të caktuara ju mund të rezervoni një vend edhe një vit më parë

Oktoberfest: Të dhëna të pabesueshme

-Tenda më e madhe e të gjitha kohërave ka qenë Bräurosl, më 1913 e cila mirëpriti 12 mijë pijedashës

-Festa më e famshme e Mynihut është anuluar 24 herë, kryesisht për shkak të epidemisë së kolerës dhe luftërave. Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore Oktoberfest nuk u zhvillua, po ashtu në vitin 1923 dhe 1934, kur inflacioni e bënte të vështirë festimin

-Një litër ujë kushton thuajse sa një Mass me birrë!

-Gjatë 16 ditëve të gëzimit në Wies’n konsumohen rreth 90 mijë litra verë.

-Duhen rreth 10 javë për të ngritur tendat dhe 5 për t’i çmontuar.

-Në Oktoberfest punojnë rreth 12 mijë kamerierë dhe kameriere.

-Kryqi i Kuq i Mynihut është kaq i zënë gjatë Oktoberfest sa në këtë periudhë kryen rreth 75% të ndërhyrjeve vjetore.

-Çdo vit, rreth 900 pasaporta dorëzohen në zyrën e objekteve të humbura.