Zhvillim
Kurset që mbajnë gjallë ëndrrën për të punuar në Gjermani
Shumë qytetarë në Shqipëri e Kosovë mbajnë kurse të ndryshme punësimi në mënyrë që kthehen e të punojnë legalisht në Gjermani. Ky vend mbetet ëndërr, derisa nuk shohin perspektivë në vendlindjet e tyre
Më shumë se 87 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova në vitin 2015 kishin aplikuar për azil në Gjermani. Pothuajse të gjithë janë refuzuar. Megjithatë, tash është një mundësi e dytë për ata. Kurset në vendlindjet e tyre, e më pas të kthehen përsëri në Gjermani për të punuar, shkruan ‘Der Spiegel’.
Shumë qytetarë në Shqipëri e Kosovë mbajnë kurse të ndryshme punësimi në mënyrë që kthehen e të punojnë legalisht në Gjermani. Ky vend mbetet ëndërr, derisa nuk shohin perspektivë në vendlindjet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria e Kosova janë në mesin e vendeve të sigurta, por ekonomikisht janë prapa Evropës Qendrore. Papunësia dhe varfëria është e lartë. Ata janë të zhgënjyer që janë kthyer nga Gjermania.
Shumë të ri dëshirojnë një rast të dytë, pasi në vendin e tyre nuk shohin perspektivë. Papunësia e të rinjve në Shqipëri është 32 %, ndërsa në Kosovë mbi 50 %.
Për të parandaluar migrim ilegal dhe për të gjetur punë në mënyrë legale janë hapur shumë kurse. Ata mund të punojnë për shembull si “IT”, ose që të përkujdesen për të moshuarit.
“GIZ” është njëra nga qendrat ku mund të adresoheni nëse jeni të interesuar për të mësuar zanat e për t’u punësuar në Gjermani. Në janar më shumë se 7 mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani kanë marrë autorizimin për të punuar.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












