Kosova
Kurti: Askush nuk mund t`i cenojë marrëdhëniet tona me SHBA-në
SHBA-ja e do një Kosovë të fortë e të pavarur dhe mbron interesat e saj”, ka thënë Kurti para ushtarëve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëdhëniet me ShBA-në nuk mund t’i cenojë askush. Këtë deklaratë ai e ka bërë në kazermën “Adem Jashari” në manifestimin e ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Populli është burimi dhe kuptimi i sovranitetit të shtetit. Qëllimi ynë është aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë aleancë nuk mund ta cenojë askush. SHBA-ja e do një Kosovë të fortë e të pavarur dhe mbron interesat e saj”, ka thënë Kurti para ushtarëve, shkruan E.O..
Ndërkohë duke folur për Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka thënë se Adem Jashari është frymëzim për ushtarët e rinj.
“Është kënaqësi të jesh në prani të forcës së sigurisë së Kosovës. Ushtria çdo herë do të ketë hero komandantin legjendar Adem Jasharin i cili frymëzon ushtarët e rinj. Ishte kjo familje që njëherë e përgjithmonë na treguan neve edhe botës se kur është liria në pyetje nuk ka as çmim as forcë që mund t’i ndalë për atdheun”, tha Kurti.
Jasharajt tha Kurti na mësuan se asgjë nuk mund të arrihet pa unitet.
“Ne të gjithë jemi në shërbim të vendit dhe jo të vetvetes”, tha Kurti.
Ai ka folur edhe për përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.
Kurti tha se duhet të përshpejtohet anëtarësimi në NATO dhe në BE që të parandalohet ndikimi i fuqive të jashtme.
“Ata e bashkuan popullin dhe e ndryshuan çdo familje shqiptare. Ne kemi sakrifikuar që të kemi shtetin tonë dhe ushtrinë tonë”.
“Ne duam një ushtri të fortë dhe duam anëtarësimin në NATO. Ushtria është nevojë e kohës. Aleanca jonë me NATO është e domosdoshme. Anëtarësimi jonë në NATO dhe në BE duhet të përshpejtohet dhe të parandalojmë ndikimin e fuqive të huaja”, shtoi ai, transmeton E.O.
Jasharajt na mësuan se asgjë nuk mund të arrihet pa unitet. Ne të gjithë jemi në shërbim të vendit dhe jo të vetvetes tha Kurti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














