Kosova
Kurti: Asnjë zgjidhje për krizën energjetike nuk është ideale
Në një prononcim për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë muajve të dimrit Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht. Kurti tha se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”.
“Në përballjen me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për kapercimin sa më të shpejtë të ngërçit për sa më shumë prej jush”, ka qenë komenti i tij. Kurti theksoi se çmimet e importit të energjisë nuk pritet të ulen, ndaj ka bërë thirrje për përdorim racional.
Këto komente ai i bëri pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë miratoi tarifat e reja për energji elektrike. Tashmë, rritjen e çmimit në fatura do ta vënë re konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë për orë brenda muajit.
Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovatë për orë në muaj. Kurti sqaroi se Qeveria e ka rritur shumën e subvencioneve në 100 milionë euro për të lehtësuar situatën.
Sipas tij, subvencionimi i plotë i importit të energjisë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit. Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












