Kosova
Kurti: Asociacioni është në marrëveshje, nuk është vetë marrëveshja
Gjatë qëndrimit të javës së shkuar në Kosovë, emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, u ka ofruar Kosovës dhe Serbisë dokumente, sipas të cilave duhet të vazhdojet me dialogun.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është propozuar zbatimi i sekuencuar i marrëveshjes për normalizim, gjë të cilën Kosova e ka refuzuar.
“Natyrisht, se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë zëvendëskryeministri Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel dhe gjithashtu kemi theksuar se dëshirojmë një plan zbatimi, i cili është i hollësishëm, konkret, i balancuar dhe gjithëpërfshirës. Nuk mund të jetë plani i zbatimit i sekuencuar për marrëveshjen që e kemi bërë, vetëm në nenin 7”, ka deklaruar Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se Serbia nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjen.
Në anën tjetër, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë më e ashpër karshi propozimit që ka sjellë emisari Miroslav Lajçak të enjtën e shkuar që ishte në Kosovë.
“Kosovës nuk duhet t’i kërkohet të bëjë diçka që fare nuk është në marrëveshje”, është shprehur presidentja, përcjell albinfo.ch.
Të hënën është zhvilluar takimi i parë pas bisedimeve të 2 majit në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh.
Kreu i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit ka thënë që Serbia nuk është shprehur e gatshme të diskutojë, duke kërkuar vetëm themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?










