Kosova
Kurti dhe Vuçiq sot priten nga kancelari gjerman, Scholz
Bëhet e ditur se kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të takohet sot, të mërkurën, (më 04.05.2022) në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch
Në takime të ndara të kancelarit gjerman me mysafirët nga Prishtina dhe Beogradi do të bëhet fjalë për qëndrimet ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Gjermanisë dhe këtyre dy vendeve. Me ftesën e kancelarit Scholz, në Berlin vjen edhe ndërmjetësuesi i BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili do të ketë një takim të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidenit Vuçiq. Në prag të vizitës në Berlin, presidenti serb tha se “ai ka frikë” nga këto bisedime dhe se ato nuk do të jenë të lehta.
Serbia konsiderohej tradicionalisht si aleati më i ngushtë i Rusisë në Evropë. Mirëpo, pas fillimit të luftës në Ukrainë, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe nga Serbia pritet tani një riorentim themelor në qëndrimin ndaj Rusisë. Në anën tjetër, edhe në Serbi tashmë thuhet haptazi se “Putini u futi thikën në shpinë serbëve”, siç shkruan gazeta “Srpski Telegraf” ose se “Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës së tij” (gazeta „Blic“). Në këtë kontekst përmenden vlerësimet e Vladimir Putin, i cili i arsyeton pretendimet e tij për Krimenë dhe Ukrainën lindore, duke thënë se Perëndimi e kishte ndarë Republikën e sotme të Kosovës nga shteti serb dhe e kishte njohur atë sipas ligjit ndërkombëtar. Sipas mendimit të tij, kjo do të thotë se Kosova mund të jetë po aq e pavarur sa edhe territoret ukrainase të pretenduara nga Rusia.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









