Lajme
Kurti diskuton me Schmidtin për rrezikun e ndarjes së Bosnjës
Kryeministri Albin Kurti është takuar në Munich me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës, diplomatin gjerman, Christian Schmidt.
Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, folën me Schmidtin për situatën në Bosnjë, e cila vlerësohet se mund t’i ndikojë zhvillimet përreth, e sidomos ato mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Kurti”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas ZKM-së, domosdoshmëria e vëmendjes së të gjithëve në Bosnjë ishte temë e këtij takimi.
“Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thotë ZKM.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Zvicër
-
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve Autoritetet rrugore në Zvicër kanë paralajmëruar se periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund të... -
Cilat çështje ishin më të rëndësishme për të huajt në Zvicër në vitin 2025? -
Bashkitë nuk janë efikase në verifikimin e dokumenteve të identitetit të huaj -
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër










