Kosova
Kurti: Do të ketë zbatim të pakompromis të masave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është brengosëse shkalla e ulët e respektimit të masave kundër koronavirusit, andaj ai tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të mbajtur të dielën, më 29 gusht, kanë vendosur që të rrisin kapacitetet mbikëqyrëse, me qëllim që të respektohen masat.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mbajt në ditën kur Kosova shënoi rekord të rasteve të vdekjeve. Kurti tha se pesë nga viktimat kishin të paktën një dozë të vaksinës.
Që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të kalojnë dy javë nga doza e dytë. Kurti tha se disa qytetarë që kanë marrë ndonjërën dozë, gjatë kësaj periudhe dyjavore nuk janë kujdesur, prandaj edhe janë infektuar. Sipas tij, nga 1 deri më 27 gusht, 7.59 për qind e personave të infektuar kanë qenë të vaksinuar me të paktën një dozë.
“Jemi në një pikë kritike. Ata që janë vaksinuar, nëse nuk janë të kujdesshëm bëhen supershpërndarës, ndërkohë që vetë janë të sigurt, janë bartës e përhapës të virusit. Pikërisht, ne që jemi të vaksinuar duhet të jemi edhe më përgjegjës seç ishim në të kaluarën”, tha Kurti.
Kurti tha se do të ketë gjoba për shkeljen drastike të masave, do të rritet prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe do të rritet numri i inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”












