Kosova
Kurti: Drejtësia dhe punësimi, prioritetet tona
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt.
Referuar rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje fitoi 47.7 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.40 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.29 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.50 për qind, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se në rezultatet preliminare nuk përfshihen votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Kurti, në një konferencë për media nga selia e partisë së tij në Prishtinë, e cilësoi si “madhështore” fitoren.
“Ky referendum për drejtësi dhe punë, e kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha ai.
“Nga nesër fillon një ditë e re. Na presin shumë punë dhe angazhime, sepse vendi është në kriza të shumëfishta”.
“Secili prej nesh duhet ta marrë përgjegjësinë që i takon, për ta bërë vendin tonë një vend të jetueshëm për të gjithë, ashtu siç është i dashur për të gjithë”, tha Kurti, duke u zotuar se do të udhëheqë “pa inate dhe pa revanshizëm”.
“Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi”, theksoi ai.
Vjosa Osmani, kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente, tha se me fitoren e kësaj partie “Kosova do të ndryshojë”.
“Institucionet e reja do të drejtohen nga drejtësia”, tha ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis












