Kosova
Kurti e Rama takohen sot
Takimin e ka konfirmuar vetë Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe lideri i VV-së, njëherësh partisë fituese në zgjedhjet e Kosovës, Albin Kurti, do të takohen sot, për herë të parë prej kur Kurti doli si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Takimin e ka konfirmuar vetë Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Jehona Bajrami Gashi, në Opinion, pse Rama e Kurti nuk ishin takuar, kur ky i fundit ishte në Tiranë ditë më parë.
Edi Rama duke iu përgjigjur Gashit ka thënë se nuk ishte marrë vesh paraprakisht për një takim me Kurtin, por ata do të takohen sot. Rama ka thënë, gjithashtu, se pret me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit dhe të fillojnë punën dhe bashkëpunimet.
Gashi e ka pyetur Ramën edhe nëse vlerësonte se takimet mes dy qeverive Kosovë – Shqipëri kishin dështuar, pasi vetë Rama ka kërkuar një ministri bashkëpunimin mes dy shteteve, por se Rama nuk pranoi një gjë të tillë.
Ai tha se mbledhjet e dy qeverive nuk ishin shumë të suksesshme, por as krejt të dështuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane













