Kosova
Kurti: Gjatë tërë vitit ka pasur kërcënime për dorëheqjen e serbëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se disa herë gjatë vitit ka pasur kërcënime nga Serbia se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës.
Ai tha të hënën se janë “paralajmëruar” edhe trazira nga serbët, por që, sips tij, e tërë kjo lidhet me draftin franko-gjerman, që i paraprin marrëveshjes finale.
Më 9 shtator patën ardhur në zyrën time, e më pastaj shkuan edhe në Beograd, këshilltarë të lartë të kancelarin Scholz, bashkë me ndërmjetësin Lajçak. Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve të modeleve që unë nuk i kam refuzuar, por kam thënë janë bazë e mirë. Ua kam dhënë edhe vërejtjet e mia, por nuk e kam kundërshtuar. Jo që u refuzua, por edhe u kundërshtua në Beograd. Në mënyrë unanime Serbia e refuzoi. Disa herë gjatë vitit jemi kërcënuar se do të ketë bojkotime dhe tërheqje. Se do të ketë vakum, trazira, paligjshmëri. Po bëjmë gjithçka që këto të mos ndodhin. Të gjithë zyrtarëve iu bëj thirrje të mos i lëshojnë ato pozita dhe të mos japin dorëheqje”, tha Kurti.
Sipas kryeministrit, nuk ka prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi siç u shpreh ai, asnjë veprim i Qeverisë nuk e ka befasuar as SHBA-në, as vendet perëndimore.
Ai tha është në kontakt të vazhdueshëm me shtetet mike.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje













