Kosova
Kurti i kërkon Serbisë të distancohet nga krimet e Millosheviqit
Sipas Kurtit, Serbia nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes së Kosovës
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor i ka kërkuar Serbisë të distancohet nga krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit.
“Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit, duke qenë se nuk ka zgjedhje tjetër, veçse ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë, se po mban edhe veten peng. Para 13 vjetëve Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia”, transmeton Albinfo.ch.
Derisa duke folur për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit, Kurti tha se dha një propozim.
“Nismat e ndryshme i bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë frymën e integrimeve evropiane. Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE-së të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para. Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real”, ka thënë Kurti
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv










