Kosova
Kurti i përgjigjet kryeprokurorit: Është absurde mosngritja e aktakuzës ndaj Radoiçiqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili tha se Kurti nuk duhet të ndërhyjë në punët e prokurorisë.
“Nuk e di a e ndani edhe ju me mua habinë se si është e mundur që Milan Radoiçiq e pranon që e ka kryer krimin e nuk ka aktakuzë. Unë besoj se as nuk ka nevojë të kryhet Fakulteti Juridik e as nuk ka nevojë për Bachelor, Master apo PhD dhe as nuk ka nevojë të jesh as gjyqtar e prokuror, por vetëm arsyeja e shëndoshë normale e qytetarit të Kosovës e identifikon një absurditet të tillë. Informacionin që e ka sjellë AKI-ja, Policia e Kosovës dhe ju si gazetarë në Banjskë është enorm. Ndërkaq shumica e qytetarëve të Kosovës nuk ia dinë emrin prokurorit që merret me rastin e Banjskës në Zveçan”, ka thënë Kurti.
Më 24 shtator, një grup i uniformuar serbësh në një sulm të organizuar vrau policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë u vranë tre sulmues, ndërsa grupi iku. Në Serbi, Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











