Kosova
Kurti: Javën e ardhshme vijnë vaksinat, kjo e lehtëson edhe ardhjen e bashkatdhetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një pjesë prej 95 mijë vaksinave të premtuara nga BE do të vijnë javën e parë të muajit maj.
Kurti ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave që erdhën si ndihma është shpenzuar dhe Kosova nuk ka vaksina anti-Covid për momentin për të vaksinuar qytetarët. Kurti që po qëndron në Bruksel ka bërë të ditur se është takuar me kreun e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe ka treguar se njëra prej temave që është diskutuar është edhe ndihma me vaksina.
“Kemi folur edhe për sigurimin e vaksinave. Ne jemi shteti i vetëm europian që nuk kemi marrë vaksina nga Kina dhe Rusia. Kontingjenti i parë që erdhi me ndihma nga Covax kishte 24 mijë vaksina. Ato kanë mbaruar. Tani folën me zonjën Von der Leyen e cila na premtoi edhe 95 mijë vaksina të cilat, një pjesë e tyre do të vijë javën e ardhshme”, tha ai në intervistë për RTK-në nga Brukseli, përcjell Albinfo.ch.
Tutje ai tha se kjo do të ndihmojë shumë në sektorin e shëndetësisë, mirëpo edhe në ekonomi.
“ Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe shëndetësinë. Kështu do të kontribuohet edhe në zhvillimin sektorit publik, përvecse në sektorin e shëndetësisë. Tani mund të vijnë edhe mergata jonë dhe në kētë mënyrë ti kontribohet edhe zhvillimit ekonomik të vendit”, theksoi Kurti.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit











