Kosova
Kurti jep detaje për pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë
Sot, kryeministri kosovar Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për medie, në lidhje me zbatimin e masës 3.5, përkatësisht pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Kurti theksoi se implementimi i kësaj pako synohet që gratë të jenë të barabarta në shoqëri dhe përmes kësaj mbështetje financiare, të rritet pozita e saj vendimmarrëse.
“Përveç se premtim dhe qëllim, kjo mbështetje është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie. Ne jemi zotuar se do ta rrisim mirëqenien dhe do ta ulim varfërinë. Përmes kësaj pako po dëshmojmë që nevojat e qytetarëve janë pikënisje e Qeverisë”.
“Ne duam t’i mbështesim gratë, sepse synojmë shoqëri të barabartë. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm me mundësi të barabarta, por arrihet kur mundësitë marrin nevojat dhe kanë rezultat të barabartë. Me këtë formë të mbështetjes po e fuqizojmë rolin e gruas në shoqëri. Po kujdesimi për mirëqenien e saj financiare derisa ajo po kujdeset për fëmijën”, është shprehur Kurti.
Nga ana tjetër, ministri Hekuran Murati tha se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.
Sipas Muratit, përfituese do të jenë të gjitha ato nëna mbi moshën 18-vjeçare.
Murati ka thënë se ato që nuk figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK, përfitojnë 170 euro për 6 muaj, kurse ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj, raporton EO.
“Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është një prej qëllimeve të kësaj Qeverie. Këto masa synojnë forcimin e pozitës financiare të gruas. Pagesat nga kjo pako do të bëhet direkt në llogaritë e grave. Kjo masë përfshin pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë”.
“Pagesa kryhet për të gjitha gratë mbi moshën 18-vjeçare dhe që nuk figurojnë të punësuara në 12 muajt e fundit prej 170 euro për 6 muaj, kurse lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj”.
Poashtu Murati bëri me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.
“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj do të jetë 20 euro kurse 24 deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai.
Gjatë konferencës u bë edhe demonstrimi i një aplikimi përmes platformës online E-Kosova për të qenë përfitues për këto dy pika nga masa 3.5.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













