Kosova
Kurti: Kosova e fitoi Presidenten e saj, znj. Vjosa Osmani
Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti, ka përcjellë një mesazh pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se të gjitha palët kishin dalë të fituara.
“Sonte fituan të gjithë, fitoi shteti i pavarur, fituan qytetarët e vendit, fitoi republika dhe demokracia, fituan deputetët dhe partitë, fitoi kuvendi dhe qeveria. Sonte nuk ka humbës. Sonte fituam të gjithë. Sepse Kosova e fitoi Presidenten e saj, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, së cilës iu lexua emri 71 herë në raundin e tretë në Kuvend, pasi që me 14 shkurt e votuan mbi 300 mijë qytetarë. Na presin shumë punë të mëdha e të vështira, në ditët e javët e muajt në vijim, në kushtet e një krize të shumëfishtë, ku pandemia e cila na u shtua para një viti është veçse njëra prej tyre. Por, bashkë gjithsesi do t’ia dalim, do të dalim së bashku të suksesshëm, sepse nuk do të ndalemi, sepse do të angazhohemi e kontribuojmë për interesin e përgjithshëm me vullnet të paepur. Ju falemnderit të gjithëve. U jemi mirënjohës secilit”, tha Kurti.
POSTIMI I PLOTË:
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











