Kosova
Kurti: Kosova është shtet i pavarur e sovran, askush s’po ua cenon serbëve të drejtën e votës
Pas zhvillimeve të fundit, kryeministri Albin Kurti tha se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se Kushtetuta u garanton të gjithëve të drejtat, përfshirë edhe atë të votimit.
Kreu i ekzekutivit thotë se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe nuk i mohon askujt të drejtën e votës.
Për këtë, ai po thotë se komunitetit serb nuk po i cenohet asnjë e drejtë për të marrë pjesë në referendumin kushtetues të Serbisë, por se këtu ka rregulla të bazuara në ligj se si duhet të kryhet ky proces votimi.
“Ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet nën ombrellën juridike tonën. Kjo s’është e paprecedentë. Edhe praktika evropiane e thotë të njëjtën. Këtu e dimë që shumë qytetarë që kanë dyshtetësi s’është e thënë që të votojnë vetëm në njërin shtet”.
Kurti ka thënë se votimi mund të bëhet vetëm me postë apo në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe në asnjë formë tjetër.
“Organizimi i votimit jashtë Zyrës Ndërlidhëse është kundër kufijve të ligjit dhe parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Për të siguruar aplikim të Kushtetutës dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, votimi në këtë referendum mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse ose përmes postës”.
Kurti ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe jo i madh, por megjithëkëtë “s’duhet të shkelim mbi ligjin dhe parimin qe vetë i kemi vendosur”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













