Kosova
Kurti: Marrëdhëniet me Greqinë janë përmirësuar ndjeshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur përmes platformës X se bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Greqisë, të cilat kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit, përcjell Albinfo.ch.
“Përmirësimi i marrëdhënieve është intensifikuar sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti”, ka shkruar Kurti.
Gjithashtu, të dy liderët diskutuan mbi zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendeve të rajonit.
Gjatë ditës Kurti është takuar edhe me shefin e diplomacisë së Luksemburgut dhe princin e Kuvajtit./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












