Kosova
Kurti: Masave të padrejta të BE-së t’u vijë fundi
Kryeministri Albin Kurti iu tha ministrave në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë se këtë vit “edhe me shumë punë që na presin përpara”.
Kurti përmendi masat ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat i quajti të padrejta, ashtu siç tha se ishte regjimi i vizave deri në fillim të këtij viti.
“Derisa angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të Bashkimit Europian ndaj Kosovës t’u vijë fundi, jemi shumë të lumtur që në këtë fillimvit i erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që Bashkimi Europian praktikisht kishte me qytetarët e Republikës sonë, regjimin e vizave”, tha Kurti.
Arritjet e këtij muaji, Kurti tha se “së pari janë të shtetit të Kosovës”.
“Andaj, le të ecim përpara me optimizmin dhe disponimin e muajit janar, me angazhimin e vendosmërinë e këtyre tri viteve të qeverisjes sonë të mirë e demokratike, dhe në të njëjtën kohë, këtë le ta bëjmë, natyrisht, drejt rezultateve të reja dhe arritjeve të radhës”, tha ndër tjerash Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena









