Kosova
Mesazhi i Kurtit: Kosova dhe Shqipëria po bëhen!
Mesazhi pu drejtohet të rinjve shqiptarë që po ikin nga vendi
Shqipëria bëhet! Kosova bëhet! Trojet ku jetojnë shqiptarët do të bëhen.
Këtë mesazh e përcolli nga Shqipëria, në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ,për të gjithë të rinjtë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi.
“Situata nuk është askund rozë dhe nëse pushojmë së punuari, rrezikojmë. Rrezik është msoveprimi. Problemi më i mprehtë është largimi i rinisë së mirë e punëtore. Dua t’u dërgoj një mesazh të gjithë atyre që kanë marrë udhën e dhimbshme të kurbetit; kjo ditë është e juaja. Mërgimtarët janë mbështetja më madhe ekonomike për vendet tona, por edhe burim kulture që e marrin në shoqëritë e zhvilluara. Atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ne ende nuk kemi bërë mjaftueshëm t’u kthejmë besimin në institucione, në shtet, në politikë, që ju të mendoni rritjen e fëmijëve tuaj në atdhe. Nuk kemi bërë mjaftueshëm, por këtë betejë do ta bëjmë deri në fund dhe do ta fitojmë edhe me ndihmën tuaj. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet, trojet ku jetojnë shqiptarë në Mal të Zi e Luginë do të bëhen. Puna është rruga jonë, nderi e besa janë cilësitë tona, ne do t’i tregojmë botës se ashtu siç po nxjerrim këngëtarë, shkencëtarë, sportistë e afaristë, ashtu do të bëjmë shtetin dhe demokracinë e suksesshme”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












