Kosova
Kurti nga Davosi thotë se Kosova është shembull i rritjes ekonomike
Shtëpia e Kosovës në Davos u bë shtëpi e bashkëbisedimeve dhe paneleve të diskutimit përgjatë këtyre ditëve, e sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti aty në një diskutim ekonomistin nga universiteti i Harvardit, Ricardo Hausmann.
Kryeministri Kurti theksoi gjatë bisedës se katër vitet e qeverisjes së tij kanë qenë pozitive, paçka se janë përballur me kriza të shumta si pandemia Covid 19, e ato energjetike e të inflacionit. Ai shtoi se menjëherë brenda vitit të parë u punua në sigurimin e vaksinave e vaksinimit të sukssesshëm të popullsisë. Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, u subvencionuan qytetarët që e kursenin energjinë dhe shpërndanë rritjen ekonomike drejt qytetarëve.
“Në vitin 2025, buxheti i shtetit është 50 për qind më i madh sesa në vitin 2021, dhe kjo vjen si rrjedhojë e rritjes sonë impresive ekonomike, e cila ishte mesatarisht 6 për qind e BPV-së, duke mos rënë asnjëherë nën 4 për qind të BPV-së. Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë i tejkaloi 10 miliardë euro, eksportet i tejkaluan 1 miliard euro, dhe të ardhurat tatimore i tejkaluan 3 miliardë euro”, tha Kurti.
Ai shtoi se ekonomia u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua duke rënë nga rreth 26 për qind në rreth 11 për qind, e ku në pranverën e vitit 2021 ishin 350 mijë të punësuar në Kosovë e tash janë më shumë se 430 mijë, duke nënvizuar rritjen e punësimit veçanërisht për të rinjtë dhe gratë.
“Kosova është një shembull i mirë se rritja ekonomike dhe zhvillimi ecin krah për krah me demokracinë dhe sundimin e ligjit” u shpreh kryeministri duke shtuar se luftimi i korrupsionit solli rritje dhe liria solli zhvillim: liria e qytetarëve dhe bizneseve.
Kryeministri foli edhe mbi rëndësinë e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me shtetet e EFTA-s e cila u nënshkrua sot, aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe rëndësinë e rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në Zvicër në jetën shoqërore atje, por edhe në zhvillimin e Kosovës.
Nga ana e tij, ekonomisti Ricardo Hausmann u shpreh i nderuar me ftesën dhe i lumtur që ishte pjesë e këtij diskutimi sot. Ekonomisti Hausmann theksoi se progresi ekonomik mbështetet në një popullatë të fuqizuar dhe me të drejta, sepse të drejtat janë thelbësore që qytetarët të mund të kenë ëndrra, paçka nuk mund të ketë dinamizëm ekonomik. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së diasporës në zhvillimin ekonomik të një vendi.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












