Kosova
Kurti njofton deputetët e Parlamentit të Austrisë për kidnapimin e 3 policëve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Sipas komunikatës së qeverisë, ky takim i shërben fuqizimit dhe sinkronizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, prandaj e pranishme në të ishte edhe nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Austrinë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Tinka Kurti.
Kryeministri Kurti, sipas komunikatës, ka falënderuar deputetët austriakë për vizitën dhe i ka njoftuar me qeverisjen dyvjeçare dhe mbi zhvillimet e fundit.
Tutje, sipas komunikatës, sa i përket situatës në veri, kryeministri Kurti tha se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë.
“E cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës, me ç’rast ndau me ta dëshmitë që tregojnë qartë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla”, thuhet aty.
Në lidhje me ngjarjen e ditës së mërkurë, Kurti ka shtuar se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë, duke i ftuar edhe deputetët që ishin prezentë, dhe të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i tre policëve nga Kosova.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












