Kosova
Kurti, optimist për marrëveshje me Serbinë brenda dy vjetësh
Kreu i Qeverisë së Kosovës, duke iu referuar vendimeve të fundit, ka thënë se nuk shqetësohet se si shihet kjo në aspektin e vendimmarrjes së pavarur. "Kosova është shumë më e pavarur se Serbia. Serbia është shumë më e varur nga Rusia”, ka thënë Kurti.
Më 18 gusht në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Për këtë takim, kryeministri Kurti ka thënë për BBC-në se është ende herët të flitet si do të përfundojë dhe çfarë do të jetë natyra e takimit.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, duke iu referuar vendimeve të fundit, ka thënë se nuk shqetësohet se si shihet kjo në aspektin e vendimmarrjes së pavarur. “Kosova është shumë më e pavarur se Serbia. Serbia është shumë më e varur nga Rusia”, ka thënë Kurti, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri Kurti ka thënë se takimi ishte dashur të mbahej më 19 korrik, por presidenti i Serbisë kërkoi shtyrjen për një muaj. Ndërkohë që për Bashkimin Evropian si lehtësues i dialogut, ka thënë se mund të jetë më aktiv dhe më i qartë.
I pyetur nëse mund të jetë historik takimi i 18 gushtit në Bruksel, Kurti nuk ka përgjigje.“Bisedimet po zhvillohen në dy pista, e para është takimi i liderëve, ku do të ketë dy pika: elementet e kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes dhe çështjet aktuale dhe besoj se do t’i përmbahemi atij rendi. Këto dy pika janë shumë të përgjithshme, por mendoj se do të shkojmë në tema më të detajuara me zhvillimin e bisedimeve”, tha Kurti.
Si pistë të dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviq, shef i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë. Kurti pretendon se ai “arriti dy marrëveshje me Serbinë dhe i përmbushi të dyja, por Serbia nuk e përmbushi pjesën e saj”.
“Serbia sa i përket regjistrimit e ka shkelur afatin në prill dhe ja ku jemi tani në problem, sa i përket energjetikës, institucionet e Kosovës e kanë regjistruar kompaninë Elektrosever për dy ditë, e cila kishte një javë për të na ofruar të dhëna të reja për përdoruesit – gjë që nuk e ka bërë as pas tetë javësh. Është interesante se nga unë kërkohet të vazhdoj atë që kanë bërë paraardhësit e mi, ndërsa Serbisë nuk i bëhet presion për të zbatuar atë që kanë rënë dakord me mua”, tha Kurti.Kurti e vlerëson veten si një negociator të vështirë, por që i përmbush gjërat për të cilat është arritur pajtimi.
Në vërejtjen se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. kërkoi të flitet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kurti kujton se Hillin e njeh prej 24 vitesh për shkak të përvojës së tij të pasur si diplomat amerikan.
“Hill është një ndërmjetës i heshtur midis Serbisë dhe Kosovës, kështu që ai nuk do të thoshte diçka të tillë para se ta kërkonte Beogradi nga ai një gjë të tillë. Është interesante që serbët nga Kosova nuk e po e kërkojnë një gjë të tillë, sepse thonë se kanë nevojë për punë, drejtësi, një ekonomi më të mirë dhe më e rëndësishmja, për luftë kundër korrupsionit”, tha Kurti.
Ai shton se pret më shumë nga ndërmjetësuesit, në zyrat e të cilëve do të takohet me presidentin serb.
“Unë besoj se BE-ja mund të jetë më aktive dhe më e qartë. Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht që të tregojë më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje si barrikadat dhe incidentet e fundit”, tha ai.
Duke folur për ngjarjet në veri të Kosovës më 31 korrik, Kurti thotë se ka pasur një mungesë të dukshme të inteligjencës nga institucionet e ndryshme, jo vetëm nga Kosova, për atë që po ndodhte dhe se agresiviteti i Serbisë ndaj Kosovës dhe dëshira e Beogradit për të befasuar janë nënvlerësuar.
I pyetur se si do të duket çfarë do të ndodhë pas 1 shtatorit, Kurti tha se “1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare”. “Ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose ato do të anulohen nga të dyja palët”, theksoi Kurti.
“Nuk e përjashtoj këtë mundësi dhe shpresoj se do këtë çështje ta diskutojmë brenda temave aktuale”, ka thënë ai.
Por se a do të jetë kjo realisht platforma e tij negociuese për bisedimet e Brukselit, Kurti thotë se një propozim të tillë tashmë ia ka paraqitur presidentit serb në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo Brioni.
“Unë i thashë – njihni dokumentet e Kosovës, dhe ai më tha se kjo është e papranueshme sepse kështu do ta njihnin pavarësinë. Edhe pse do të ishte mirë, i thashë që kjo nuk është e vërtetë – Sllovakia, Greqia, Rumania nuk e njohin pavarësinë, por ata i njohin dokumentet e Kosovës, nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, së pari është e rëndësishme t’u bashkohet atyre anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, vlerëson kryeministri i Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme Tre zona kritike në Cyrih dhe Solothurn do të përfitojnë masa të reja për parandalimin e... -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit -
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe -
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025












