Muzikë
Kurti: Orkestra “Amadeus” nga Prishtina fiton Çmimin e Argjendtë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë
Orkestra e Fëmijëve “Amadeus” është shpërblyer me çmimin e Argjendtë në edicionin e 11-të të Festivalit Botëror të Orkestrave.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në mesin e dhjetëra orkestrave nga mbarë bota, interpretimi i tyre i veprës “Malësorja” të Lorenc Antonit, i shoqëruar me kostume tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, është vlerësuar nga një juri ndërkombëtare prestigjioze në një konkurrencë të ngushtë dhe me nivel të lartë artistik, transmeton albinfo.at.
“Që prej 10 korrikut, nën drejtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli, Orkestra ‘Amadeus’ ka dhënë koncerte në sallat më të njohura të Vjenës si Wiener Konzerthaus, House of Strauss dhe KulturGarage. Sot, në skenën ikonike të Musikverein-Golden Hall, në kuadër të koncertit Gala, u shpallën edhe fituesit dhe Kosova u ngjit në podium. Ky çmim është një dëshmi e përkushtimit dhe nivelit që po arrin rinia jonë muzikore. Republika e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë thellësisht krenarë dhe të përkushtuar në mbështetjen e talenteve të reja që, me pasion dhe disiplinë, po e çojnë emrin e Kosovës gjithnjë më lart. Kur fëmijët tanë marrin skenën, nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, mjafton të dëgjosh duartrokitjet”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











