Kosova
Kurti para zyrtarëve të KiE-së përmend vendimin për Manastirin e Deçanit
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke e lidhur atë me zhvillimet aktuale.
Fjalimin e tij në ceremoninë e projektit “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”, organizuar nga Këshilli i Evropës, ai e filloi me Thomas Edisonin.
Edisioni-shpikësi amerikan, shkencëtar dhe biznesmen, i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në gjithë botën, përfshirë edhe llampën elektrike, ishin pjesa kryesore e fjalimit të Kurtit në këtë event, madje tha se është interesuar të di më shumë për shkencëtarin.
Duke renditur arritjet e Qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës, ai para zyrtarëve të lartë të këtij institucioni që ishin të pranishëm përmendi edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit.
Fjalimin e tij, kryeqeveritari e mbylli me një thënie: “Kur e ndez një qiri në dhomë, ambienti duke romantik, por disa janë të dukshëm, e disa më të padukshëm, kur kyçet poqi elektrik, që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë, të dukshëm për njëri-tjetrin, të dukshëm bashkë”.
“Sot në mëngjes e mësova se 22 tetori është data kur në vitin 1879 Thomas Edison e testoi me sukses llapmën e parë praktike elektrike. Pra, sot është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt, i cili synon të ketë efekte të gjëra pozitive, siç është ky sot, i cili e nxit kohezionin shoqëror, duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave. Kam lexuar pak për Edisonin dhe mendoj se është një metaforë veçanërisht e mirë për atë që po e nisin tani. Projekti, i cili po na bashkon sot, duke përforcuar të drejtat në gjuhët e pakicave, duke u përshtat me mjedisin që e kemi krijuar dhe do ta ketë ndikim për shkak të sistemeve për të cilët kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”.
“Ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë përparim domethënës që nga opinioni i pestë i Këshillit të Evropës, p.sh me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicë së veriut, dhe nga shkollat e mesme që marrin diploma në gjuhën serbe. Jemi angazhuar që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës, duke punësuar pjesëtarë të komuniteteve për regjistrimin e tyre”.
“Me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit. Me krijimin e një grupi dinamik për raportimin e martesave të hershme. Më tej me rritjen e mbështetjes sonë për qendrat mësimore, me çerek milion euro për ata që janë të margjianlizuar. Me përmirësimin tonë të teksteve shkollore”.
“Mirëpresim energjinë e re, frymëzimin, na pret shumë punë përpara, ne duhet të përputhim me thënien e Edisonit se na duhet 1% frymëzim me 99% punë. Ne bashkohemi me ju për të kombinuar përpjekjet tona për qëllim të përbashkët. Kur e ndez një qiri në dhomë ambienti duke romantik, por disa janë të dukshëm e disa më të padukshëm, kur kyçet poqi elektrik që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë, të dukshëm për njëri-tjetrin, të dukshëm bashkë”.
Jeroen Schokkenbroek, drejtori i të Drejtave të Barabarta dhe Dinjitetit nga Këshilli i Evropës, përmes një video-mesazhi, foli për rëndësinë e fuqizimit të komuniteteve dhe diversitetit social, raporton EO.
“Të drejtat e njeriut janë në zemër të misionit të Këshillit të Evropës. Ato janë universale dhe nuk i takojnë vetëm një grupi, por të gjithëve. Janë pjesë e natyrës sonë si qenie njerëzore”.
Ndërsa Mary Ann Hennessey, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se projekti është një koncept i fuqishëm për fuqizimin e pakicave.
“Ky projekt mundëson fuqizimin e kapaciteteve të pakicave. Mbrojta e pakicave duhet të jete në kuadër te procedurave të punës dhe të krijohet një ambient më i sigurt për pakicat”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











