Kosova
Kurti për kalimin e Raportit për Kosovën në KE: Lajm i mirë për Evropën
Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Albin Kurti këtë e cilësoi si të arritur të madhe për Kosovën, për të cilën u lëvdua se është bërë punë e madhe.
Shefi i qeverisë theksoi se është lajm i mirë për Evropën, pasi sipas tij, Rusia jashtë e Kosova do të jetë brenda.
“Është një rritur e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Kosova ka bërë dy vjet e gjysmë pa u ndalur, më në fund në këtë pranverë po tregon se do të kurorëzohet me sukses, ky është vetëm hapi i parë në pranverë, hapi tjetër vie në mes të prillit, kur do të votohet në Asamblenë Parlamentare, hapi përmbyllës është në Këshillin e Ministrave në maj”, u shpreh Kurti.
“Përtej kësaj është tejet lajm i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike dhe historike, Federata Ruse është jashtë, e Kosova po hyn brenda, është një mirënjohje dhe mirëkuptim i madh për qytetarët e vendit tanë”.
“Besoj që me këtë njëkohësisht po bëjmë hapa drejt integrimit evropian, synimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, ne do të jemi pranë shteteve mosnjohëse, të cilat në këtë mënyrë do të kenë një argument që ta bëjnë dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive











