Kosova
Kurti për Vuçiqin: President i frikës, i frikësimit dhe kërcënimit
Kurti: SHBA mbështet marrëveshjen për njohje reciproke, Vuçiq president i frikës
Duke komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Kurti po bëhet pengesë për dialogun, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për shtyp zbuloi se ishte paralajmëruar një takim i nivelit të lartë në Bruksel më 19 korrik, po ishte shtyrë për një muaj.
Ai tha se Vuçiq po shfaqet si president i frikës dhe i kërcënimit, ndërsa shtoi se për normalizim të plotë të marrëdhënieve është e domosdoshme që të lihen frikësimet dhe të orientohet nga vlerat evropiane.
“Dua të theksoj se më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel, unë kam qenë i gatshëm, pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku një muaj. Pra, gatishmëria nga ana e Republikës së Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por nga Beogradi mungonte gatishmëria. Tash unë po i dëgjoj nganjëherë deklaratat që vijnë nga prej kreut shtetëror të Serbisë. Jam kryeministër i shpresës dhe progresit dhe me keqardhje më duhet të konstatoj se presidenti i Serbisë po shfaqet si president i frikës, i frikësimit dhe kërcënimit. Për t’u integruar në BE për normalizim të plotë të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat evropiane, nga fqinjësia e mirë, nga sanksionet ndaj Rusisë dhe nga ballafaqimi me të kaluarën që është i domosdoshëm në Serbi”, deklaroi Kurti.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













