Kosova
Kurti pret në takim ambasadoren Blitt, riafirmohet partneriteti Kosovë-Kanada
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga ZKM-ja, ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës.
Ambasadorja Blitt e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.
Kryeministri e falënderoi ambasadoren Blitt për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake të trajnimit në Kanada.
Ai theksoi gjithashtu prioritetet e qeverisë për investime strategjike infrastrukturore, duke përfshirë digat, stadiumet, hekurudhat, energjinë dhe minierat, si dhe rritjen e investimeve në mbrojtje.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren edhe për mbështetjen e Kanadasë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), që do të mbahet në Toronto më 1–4 mars.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri Ndërsa Sidriti u largua duarbosh nga „Vienna Calling„ në studion e ORF-it, jashtë po ndodh e... -
Berlin
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Berlin me një mbrëmje solemne -
Diaspora
Presidentja Osmani: Mërgata është zemra që rreh për Kosovën kudo në botë -
Austri
Steiermark: Kënga dhe vallja shqipe jehon për nder të Pavarësisë së Kosovës -
Gjenevë
Ramë Lahaj dhe Marigona Qerkezi magjepsin diasporën shqiptare me koncert solemn në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
A ka ardhur pranvera në Zvicër? Dita e parë e stinës së pranverës, e ashtuquajtura Ekuinoksi i Pranverës, nuk do të ndodhë... -
Bien shitjet e veturave të reja në Evropë -
Tren EuroCity mbetet në tunel, paralizohet përkohësisht linja Olten–Bern -
Rekrutimi i fëmijëve nga rrjetet kriminale po rritet në Zvicër -
SVP në Cyrih kërkon test të detyrueshëm të gjermanishtes para regjistrimit në shkollë













