Kosova
Kurti pret Sekretaren e Përgjithshme të VEF-së
Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF), përcjell albinfo.ch.
Për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, kryeministri Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF-së, Elena Kirtcheva.
Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Kosovës si anëtare e VEF-së si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.
Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF-së në Kosovë, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe zyrës së kryeministrit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











