Kosova
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA
Kurti mirëpret nxënësit e Kosovës që fituan 16 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencës NEO në SHBA
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin në detyrë të Arsimit, Taulant Kelmendi, kanë mirëpritur në Ndërtesën e Qeverisë nxënësit e Ekipit të Kosovës, të cilët shënuan sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencës NEO, të mbajtur në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit për media, në mesin e rreth 300 nxënësve nga 30 vende të botës, nxënësit kosovarë nga klasa e III deri në klasën e XII fituan gjithsej 16 medalje: gjashtë të arta, tre të argjendta dhe shtatë të bronzta. Po ashtu, ata siguruan edhe shtatë vende në kategorinë “Më të mirët e më të mirëve”, në disiplinat e matematikës, shkencës, biologjisë, kimisë, kodimit dhe inteligjencës artificiale.
Kryeministri Kurti vlerësoi lart përgatitjen, dijen dhe përkushtimin e nxënësve, duke theksuar se sukseset e tyre janë burim krenarie për vendin dhe se Shteti i Kosovës do t’i mbështesë vazhdimisht në rrugëtimin e tyre shkencor dhe profesional.
Në mbledhjen e 277-të të Qeverisë, kabineti qeveritar kishte ndarë 25 mijë e 925 euro për pjesëmarrjen e Ekipit të Kosovës në Olimpiadën e Shkencës dhe Kodimit NEO, e cila u mbajt nga 10 deri më 15 janar 2026 në Orlando, me pjesëmarrjen e 15 nxënësve.
Nga Qeveria u bë e ditur se gjatë gjithë mandatit janë ndarë rreth 800 mijë euro për organizata dhe institucione që identifikojnë nxënës me inteligjencë dhe talente të jashtëzakonshme, si dhe 150 mijë euro shpërblime për nxënësit fitues në gara dhe olimpiada shkencore vendore dhe ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” “Les émotions”, një udhëtim i thellë artistik në botën e brendshme të njeriut... -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Belgjikë
U qëllua për vdekje, humb jetën shqiptari pas të shtënave me armë zjarri në Belgjikë -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild
Jeta në Zvicër
-
Bazel
Legjenda e Zvicrës merr drejtimin e FC Basel Një kapitull i ri për FC Basel me Stephan Lichtsteiner trajner... -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Gjykata Federale ndryshon rregullat për tatimin mbi fitimet nga pronat në Zvicër -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Valais ndan 10 milionë franga për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana dhe familjet e tyre












