Kosova
Kurti publikon një letër që në 2022-tën ia dërgoi Gjykatës Speciale
Ai ka thënë se ka vendosur sot që ta bëj publike letrën e vitit 2022, për shkak se beson se është e drejtë që të akuzuarit të kthehen në Kosovë dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një letër të vitit 2022 drejtuar kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në lidhje me procesin në Hagë, përmes së cilës kishte kërkuar lirimin me kusht nga paraburgimi të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se që nga fillimi si kryeministër ka punuar “në heshtje” në lidhje me procesin e gjykimit në Hagë.
Në letrën që i ka dërguar Trendafiloves në vitin 2022, Kurti ka ofruar garanci shtetërore për lirimin me kusht të të gjithë të akuzuarve. “Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët” – ka shkruar fillimisht Kurti.
Ai ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale ka përfunduar rastin e saj me dëshmitarët dhe sipas tij, nuk ka arsye ligjore e as morale që të akuzuarit të mbahen ende në paraburgim.
“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet. Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar” – ka shkruar tutje Kurti.
Ai ka thënë se ka vendosur sot që ta bëj publike letrën e vitit 2022, për shkak se beson se është e drejtë që të akuzuarit të kthehen në Kosovë dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












