Kosova
Kurti: Serbia nuk mund ta pengojë asnjëherë integrimin e Kosovës në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova do të bëhet anëtare kuptimplote në Bashkimin Evropian, ndërsa Serbia nuk do të mund ta pengojë asnjëherë këtë. Kështu ka deklaruar kryeministri Kurti në rrjetin social Facebook, ku flet për kërkesën e Kosovës për aplikim në BE dhe procesin integrues, përcjell albinfo.ch.
“Javën që shkoi dorëzova kërkesën zyrtare të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa sot, ambasadorët e shteteve anëtare në COREPER II miratuan tekstin konsensual për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën. Procesi që filloi me dorëzimin e aplikimit zyrtar më 15 dhjetor në Pragë, në kuadër të Presidencës Çeke, do të vazhdojë me punën tonë dhe bashkëpunimin me partnerët e miqtë tanë”, ka deklaruar Kurti.
Një falënderim i veçantë, sipas kryeministrit kosovar, shkon për të gjithë zyrtarët shtetërorë që ndihmuan në përgatitjen e këtij procesi dhe për zbatimin e reformave paraprake, mbi të cilat, siç thotë Kurti, e dëshmuam progresin politik, ekonomik e juridik të Kosovës.
“I falënderoj të gjithë ata zyrtarë ndërkombëtarë që reaguan në mbështetje të aplikimit tonë dhe që po vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim”, deklaroi Kurti.
Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, sipas tij, mbeten të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.
“Duke u dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vuçiqi po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013), e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua, e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










