Kosova
Kurti takohet me diasporën në Irlandë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me diasporën kosovare në Irlandë dhe në takim me ta ka folur për “kthimin e trurit në atdhe”, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, me të filluar vizitën zyrtare në Irlandë, Kurti ka takuar diasporën atje, me të cilët ka diskutuar për shtetin, të tashmen e të ardhmen.
“Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe”, thuhet në njoftim.
Kurti citohet të ketë thënë se si Qeveri e kanë për obligim që të vendosin mërgatën në pozicion më të volitshëm dhe të shikojnë format e mundësitë për bashkëpunim.
Përndryshe, kryeministri Albin Kurti nuk ishte fizikisht në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, që u mbajt më 29.02.2024 në Tiranë.
Ai tha se e kishte të pamundur të ishte aty, pasi përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar.
“Për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve Që nga fundi i vitit 2025, Swiss Federal Railways ka lejuar pasagjerët të rezervojnë paraprakisht ulëset... -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ













