Kosova
Kurti takoi veprimtarin e mërgatës shqiptare në SHBA, Jim Xhema
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot veprimtarin e shquar të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema, së bashku me Kryetarin e Pan Federatës Shqiptare VATRA, Ilmi Berisha, përfaqësues të Rrjetit të Biznesit Shqiptaro-Amerikan dhe afaristë nga Amerika dhe Kanadaja.
Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti e falënderoi përzemërsisht z. Xhema për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe fuqizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në SHBA, veçanërisht përmes raporteve të mira me senatorin Bob Dole e kongresistin Tom Lantosh.
“Roli i mërgatës shqiptare në Amerikë, shtoi ai, për çlirimin dhe pavarësimin e vendit ka qenë kyç, dhe se edhe sot vazhdon të jetë po aq i rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Më tej, kryeministri Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat përpara, por dhe për punën dhe të arriturat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin ekonomik e demokratik e që janë evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare.
Jim Xhima u dekorua sot nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me medaljen Urdhri i Lirisë, për kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në këtë takim të pranishëm ishin Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud













