Kosova
Kurti takoi zv.presidenten e Zvicrës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar zëvendës presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë, Guy Parmelin, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën dhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.
“U theksua rëndësia e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona dhe kontribuojnë në ekonominë e të dyja vendeve.
U bisedua për mundësitë për më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje. Me theks të veçantë u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në teknologji të informacionit dhe edukim”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











