Kosova
Kurti takon deputetë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, priti Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe.
“Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit. U bisedua për raportet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta. Lidhjet infrastrukturore kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për qytetarët, por edhe për ekonominë e dy vendeve tona. Koordinimi dhe sinkronizimi i politikave zyrtare kontribuon në tejkalimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të ardhmen edhe të mbarë rajonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda Gjermani: Shqiptari Blendi Krasniqi siguron ulëse në kuvendin komunal të Nidda... -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”
Jeta në Zvicër
-
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar Kompania ajrore në Zvicër jep deri në 15 mijë euro për të reduktuar stafin... -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet












